Poroj-Team
wWw.Poroj-Team.Tk

Regjistrohu Sepse Keni Qka Te Doni

Administator : LoTi The HaCkeR *

Register keni cka te doni Very Happy

Per Q'do Ankese Sugjerim apo Info Kontakto Adminin Kryesor

loti the hacker : k1ll3r_@live.com


Poroj-Team
 
ForumPortaliCalendarGalleryPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Jackson, dritehijet e jetes se nje “mbreti”

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
The MotherShip
Moderator
Moderator
avatar

Postimet : 87
Pikët : 164
Thanks : 0
Join date : 06/07/2009
Age : 22
Vendbanimi : Prishtina

MesazhTitulli: Jackson, dritehijet e jetes se nje “mbreti”   Fri Jul 10, 2009 4:25 am



Legjenda e muzike pop, Michael Jackson nderroi jete pas nje ataku kardiak por edhe pse tashme i larguar per ne boten tjeter, ai nuk ka mundur dot ta marre me vehte emrin e tij pasi ai do ngelet perhere ne librin e madh te muzikes boterore.

Michael e nisi karrieren si solist qe ne moshen 5 vjecare me kengen “Got to be there”, por 11 vjet me vone ai do ngjitej ne majat e muzikes me albumin “Thriller”, album qe edhe sot po i reziston kohes si me i shituri i te gjitha koherave, i prodhuar nga Quincy Jones, fitues i 8 cmimeve Grammy. Sipas “Guinness World Records”, Michael Jackson ka shitur 750 milione albume ne gjithe karrieren e tij, nje primat absolut. Ne periudhen 1988-2005 Jackson jetoi ne fermen Neverland qe u detyrua ta shiste per 35 milione dollare per shkak te borxheve te shumta.

Skandalet seksuale dhe semundja
Pjesa me e erret e jetes se tij u mbulua nga skandalet seksuale me minorene qe nuk u vertetuan asnjehere nga gjykata. Problemet e para shendetesore te Jackson u vune re ne fillim te vitit 2008 ndersa ai po udhetonte ne karrige me rrota. Ne fundin e dhjetorit filluan te qarkullonin zera se ai vuante nga nje semundje e rralle gjenetike e quajtur A1AD qe shkakton mungesen e proteines qe mbron mushkerite. Kjo semundje e qorroi tek syri i majte, me te cilin shikonte vetem 5 %. E vetmja mundesi qe ai te mbijetonte nga kjo semundje ishte transplanti i mushkerive. Gjate muajit maj, tabloidi “Sun” shtoi se kengetari vuante nga kanceri ne lekure.
Jeta private
Ne vitin 1994 Michael u martua me te bijen e Elvis Presley, Lisa Marie, lidhje e cila zgjati vetem dy vjet. Ai u rimartua ne vitin 1997 me infermieren Debbie Rowe, me te cilen lindi dy femije, Prince Michael dhe Paris Michael Katherine para se te divorcohej ne vitin 1999. Tre vjet me vone, Michael u be baba per here te trete pasi lindi djali Prince Michael II nga nje femer ende e panjohur.

Koncertet ne Londer
Ne mars te vitit 2009 Michael zhvilloi nje deklarate shtypi ne Londer ku tha se do zhvillonte nje numer te madh koncertesh ne “O2 Arena” per t’i dhene fund karrieres mbi skene. Kete projekt ai nuk arriti ta vinte ne jete per shkak te vdekjes se parakoshme, shkaqet e se ciles ngelen ende per t’u zbardhur
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
Jackson, dritehijet e jetes se nje “mbreti”
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» NDRE MJEDA
» Edhe një zbulim nga jeta e Michael Jackson-it

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Poroj-Team :: Më Pranë Njëri-Tjetrit :: Lajmet e Portalit-
Kërce tek: