Poroj-Team
wWw.Poroj-Team.Tk

Regjistrohu Sepse Keni Qka Te Doni

Administator : LoTi The HaCkeR *

Register keni cka te doni Very Happy

Per Q'do Ankese Sugjerim apo Info Kontakto Adminin Kryesor

loti the hacker : k1ll3r_@live.com
Poroj-Team
wWw.Poroj-Team.Tk

Regjistrohu Sepse Keni Qka Te Doni

Administator : LoTi The HaCkeR *

Register keni cka te doni Very Happy

Per Q'do Ankese Sugjerim apo Info Kontakto Adminin Kryesor

loti the hacker : k1ll3r_@live.com
Poroj-Team
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Poroj-Team
 
ForumPortaliGalleryLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 LifeStyle te Ndryshme

Shko poshtë 
AutoriMesazh
The MotherShip
Moderator
Moderator
The MotherShip


Postimet : 87
Pikët : 164
Thanks : 0
Join date : 06/07/2009
Age : 28
Vendbanimi : Prishtina

LifeStyle te Ndryshme Empty
MesazhTitulli: LifeStyle te Ndryshme   LifeStyle te Ndryshme Icon_minitimeWed Jul 15, 2009 7:46 am

1997: VERSACE VRITET NË PRAGUN E SHTËPISË SË TIJ
Stilisti italian i modës, Gianni Versace u qëllua për vdekje në pragun e shtëpisë së tij luksoze në Miami.


Incidenti ndodhi pak përpara orës 09: 00 (ora lokale) teksa stilisti 50-vjeçar po kthehej nga kafeteria e njohur News Café, ku ai kishte lënë disa gjëra për të ngrënë dhe gazeta italiane.

Dëshmitarët përshkruanin një të ri të bardhë, në të njëzetat e mesme, që kishte nxjerrë një pistoletë nga çanta e shpinës dhe kishte qëlluar dy herë prapa kokës Versace-n teksa ai hapte kangjellat për në shtëpinë e tij në rrugën Ocean Drive.

Një pistoletë u gjend e flakur së bashku me rroba të tjera në një Chevrolet të kuq fuoristradë, të braktisur në një vend-parkim.

I dyshuar kryesor

Policia arriti të zbulojë se arma ishte në pronësi të Andrew Cunanan, 27 vjeçar, një homoseksual-prostitutë, me një “klientelë të zgjedhur”.Ai kishte qenë më parë në listën e më të kërkuarve të FBI, në lidhje me katër vrasje të tjera, të gjithë këto, ashtu si Versace, homoseksualë.

Shefi i policisë së Miami-t, Richard Barreto, përshkruante Cunanan si i dyshuari i vetëm, por nuk dinte të thoshte nëse ai kishte pasur një marrëdhënie me Versace.Me qindra njerëz ishin mbledhur përpara shtëpisë trekatëshe të Versace-s me stil mesdhetar, e vetmja ndërtesë rezidenciale në sektorin dekorativ të Ocean Drive.

Policia ka bllokuar zonën ku janë përhapur njollat e gjakut në shtëpinë me emrin Casa Casuarina, ku Versace jetoi shumicën e jetës së tij me mikun Antonio D'Amico.Përreth botës, dyqanet Versace po mbylleshin kudo teksa mësonin lajmin për vdekjen e tij.

Homazhet po vijnë ngado, nga shumë miq të pasur e të famshëm që kanë shijuar veshjet ekstravagante të krijuara nga stilisti.Midis tyre, Princesha Diana lëshoi një komunikatë, ku shkruante se ishte "e shokuar për humbjen e njeriut të madh e të talentuar".

Versace sapo kishte prezantuar koleksionin e tij të dimrit dhe një prezantim i shkëlqyeshëm televiziv i tij në paradën Spanish Steps në Romë, u anulua.Më ndihmën e motrës së tij Donatella dhe vëllait Santo, Versace e transformoi biznesin e vogël të familjes së tij në një perandori shumëmiliardëshe të modës
Mbrapsht në krye Shko poshtë
The MotherShip
Moderator
Moderator
The MotherShip


Postimet : 87
Pikët : 164
Thanks : 0
Join date : 06/07/2009
Age : 28
Vendbanimi : Prishtina

LifeStyle te Ndryshme Empty
MesazhTitulli: Re: LifeStyle te Ndryshme   LifeStyle te Ndryshme Icon_minitimeWed Jul 15, 2009 7:47 am

TRURI I JACKSON NUK ISHTE NË ARKIVOL!
Mbrëmë vonë zbulohet zyrtarisht që truri i Michael Jackson nuk përfshihej në shtrirjes e tij në arkivolin ngjyrë ari gjatë memorialit.


Kjo duket të jetë si shkak i disa testeve toksiologjike, në të cilat ekspertët do të analizojnë trurin për të zbuluar nëse infrakti i mbretit të pop-it ishte pasojë e tabletave të rrezikshme të konsuimuara për të ndalur dhimbjet apo jo.

Ed Winter, asistent i shefit të hetuesisë dhe njëherësh dhe mjek ligjor, deklaroi: "Sapo të mbarojmë analizat e trurit, ne do t'a kthejmë atë aty ku i përket. Lajmin e fundit që dëgjova, trupi nuk do të varroset edhe për mjaft kohë."

Sa i përket detajeve të varrosjes së Jackson, çdo gjë mbetet sekrete dhe e pa definuar. Ajo që dihet, raportuar nga Amerika është se Jackson do të varroset bashkë me një dor%z të bardhë në dorë; në stilin e tij unik
Mbrapsht në krye Shko poshtë
The MotherShip
Moderator
Moderator
The MotherShip


Postimet : 87
Pikët : 164
Thanks : 0
Join date : 06/07/2009
Age : 28
Vendbanimi : Prishtina

LifeStyle te Ndryshme Empty
MesazhTitulli: Re: LifeStyle te Ndryshme   LifeStyle te Ndryshme Icon_minitimeWed Jul 15, 2009 7:47 am

PO MARTOHEN!
Anna Kournikova eshte pare me nje unaze fejese ne dore dhe ky detaj u ka hapur rruge fjaleve per nje martese ne horizont me te fejuarin e saj historik, Enrique Iglesias.

Kampionia e tenisit, u pyet nga nje reporter se cila ishte domethenia e unazes se saj ne gisht. Bjondina e bukur iu kthye me pergjigjen: "Mendova se ishe nje gazetar i mire". Po kjo nuk eshte hera e pare qe Anna dhe Enrique i saj i bejne njerezit te mendojne per martesen e tyre, sistematikisht te pergenjeshtruar.

Nje vit me pare, Iglesias deklaroi se Kournikova ishte gruaja e jetes se tij, po nuk kishte ne program martesen me te
Mbrapsht në krye Shko poshtë
The MotherShip
Moderator
Moderator
The MotherShip


Postimet : 87
Pikët : 164
Thanks : 0
Join date : 06/07/2009
Age : 28
Vendbanimi : Prishtina

LifeStyle te Ndryshme Empty
MesazhTitulli: Re: LifeStyle te Ndryshme   LifeStyle te Ndryshme Icon_minitimeWed Jul 15, 2009 7:47 am

YLLI I SLUMDOG MILLIONAIRE KALON NË SHTËPI TË RE!
MUMBAI, India - Aktori i vogël i filmit "Slumdog Millionare", Azharuddin Mohammed Ismail dhe nëna e tij ndërruan shtëpinë këtë të Martë, duke lënë pas një strehë në gjendje mjeruese.



"Unë u shokova në momentin e parë kur pash shtëpinë e re," u shpreh Azhar, 11, përpara se të lëshojë njërën nga këngët e tij Hindi më të preferuara dhe të fillojë të kërcejë në dhomën e re të ndenjës.

"Dua të falenderoj Danny Boyle për të gjithë që ka bërë; pë banësën në veçanti.

Boyle, udhëheqësi i çmimeve Oscar si dhe producenti, Christian Colson do të transferojnë banesën një-dhomëshe 50,000 dollarëshe në emër të Azhar-it menjëherë pasi që ti mbushë 18 vjet.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
The MotherShip
Moderator
Moderator
The MotherShip


Postimet : 87
Pikët : 164
Thanks : 0
Join date : 06/07/2009
Age : 28
Vendbanimi : Prishtina

LifeStyle te Ndryshme Empty
MesazhTitulli: Re: LifeStyle te Ndryshme   LifeStyle te Ndryshme Icon_minitimeWed Jul 15, 2009 7:48 am

ANGELINA JOLIE DHE DAVID BECKHAM – KOMBINIM FATAL!
Aktorja Angelina Jolie dhe futbollisti David Beckham do të bashkëpunojnë në rreklamën e re të kompanisë së njohur të modës, Armani.

Pas bashkëpunimit të David me gruan e tij të njohur, Victoria, shtëpia e modës Armani ka vendosur që ti bashkojë dy nga njerëzit më të famshëm dhe më të bukur nga bota e shou-bizit, aktoren e njohur dhe futbollistin e suksesshëm, në një reklamë të përbashkët.

Muajin e kaluar, Angelina Jolie ka nënshkruar një marrëveshje për pjesëmarrje në reklamën e re nga Armani, të cilën po e bën për prezantimin e parfumit të ri, derisa “billbordet e nxehtë” të David Beckham, po e ngadalësojnë trafikun, që nga viti 2007.

“Kur i keni dy fytyra kaq të njohura të cilat kanë nënshkruar kontratë me ju, atëherë është vetëm çështje kohe se kur do ti bëni bashkë” ka thënë një burim nga shtëpia e modës. “Ata i drejtohen publikut të ndryshëm, ndërsa paraqitja e përbashkët e tyre, mban një sasi të madhe të publicitetit”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
The MotherShip
Moderator
Moderator
The MotherShip


Postimet : 87
Pikët : 164
Thanks : 0
Join date : 06/07/2009
Age : 28
Vendbanimi : Prishtina

LifeStyle te Ndryshme Empty
MesazhTitulli: Re: LifeStyle te Ndryshme   LifeStyle te Ndryshme Icon_minitimeWed Jul 15, 2009 7:48 am

PAPARACI I HYN NË PUNË, BRAD PITT!
Përcjellja e njerëzve të famshëm nga paparacit, ngjanjëherë nuk është edhe gjë e keqe.

Të paktën kjo mund të konkludohet në rastin e Brad Pitt. Më konkretisht, aktori i famshëm Brad Pitt gjatë rrugës po vozitej me motorin e tij dhe kishte hasur në probleme në vozitje nëpër rrugët e Los Angelos, pasi që motori i ishte prishur.

Sipas asaj që thuhet në tabloidet amerikane, aktori kishte mbetur në rrugë pas prishjes së motorit, mirëpo atë e kishte përcjell fati, pasi që ai po nga një paparaci i famshëm gjithashtu, nga afër.

Në vend se të sillej si aktor me nam, siç edhe është, Brad Pitt vendosi ti afrohej atij, me shumë gjakftohtësi, dhe ta luste atë që ta dërgonte në shtëpi me makinën e tij. Ndërsa motorin e ka lënë në autostradë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
The MotherShip
Moderator
Moderator
The MotherShip


Postimet : 87
Pikët : 164
Thanks : 0
Join date : 06/07/2009
Age : 28
Vendbanimi : Prishtina

LifeStyle te Ndryshme Empty
MesazhTitulli: Re: LifeStyle te Ndryshme   LifeStyle te Ndryshme Icon_minitimeWed Jul 15, 2009 7:49 am

ÇIFTI BECKHAM POZON BASHKË PËR ARMANI!
Sikur nuk mjaftonin kampanjat individuale të David dhe Victoria Beckham për të brendshmet e Emporio Armani, çifti i bukur është bashkuar në pozime për rundin më të ri të reklamave Armani për vjeshtë 2009.


Të fotografuar nga fotografët me famë botërore, Mert Alas dhe Marcus Piggott, kampanja u zhvillua në bazën e Armanit, Milano.
Këto foto seksi priten të publikohen jo vetëm nëpër revista të modës, por edhe nëpër billborde gjigande në qytete si New York, Los ANgeles, London, Milan, Rome, Paris dhe Tokyo me fillim këtë muaj.

Të shpresojmë që nuk do t'i habisin vozitësit nëpër rrugë!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
The MotherShip
Moderator
Moderator
The MotherShip


Postimet : 87
Pikët : 164
Thanks : 0
Join date : 06/07/2009
Age : 28
Vendbanimi : Prishtina

LifeStyle te Ndryshme Empty
MesazhTitulli: Re: LifeStyle te Ndryshme   LifeStyle te Ndryshme Icon_minitimeWed Jul 15, 2009 7:49 am

ANGELINA JOLIE, PËR PRESIDENTE TË SHBA’SË
Aktorja e njohur edhe si aktiviste humanitare, tani nënë e gjashtë fëmijëve, dhe përshkrime tjera që lidhen me të e që këto më lartë nuk janë gjithçka që lidhet me të dhe suksesin e saj, është Angelina Jolie. Ajo dëshiron femra e parë presidente e SHBA.

Nëse i referohemi një burimi të afërt me bukuroshen e famshme, ajo njësoj sikur Arnold Schwarzenegger dhe ish-presidenti amerikan, Ronald Reagan, dëshiron që karrierën e saj nga Hollivudi ta vazhdojë duke u marrë me politikë, duke e lënë anash industrinë filmike, për angazhime më serioze.

Angie është tashmë tetë vjet, ambasadore e dashamirësisë së OKB-së e specializuar në çështjet e refugjatëve, por me sa duket, asaj i duhen vetëm pak pikë për tu nisur në rrugën për në Shtëpinë e Bardhë. Ajo e pranoi se ajo është e mërzitur me Hollywood dhe se tani ajo do të shkojë në Uashington
Mbrapsht në krye Shko poshtë
The MotherShip
Moderator
Moderator
The MotherShip


Postimet : 87
Pikët : 164
Thanks : 0
Join date : 06/07/2009
Age : 28
Vendbanimi : Prishtina

LifeStyle te Ndryshme Empty
MesazhTitulli: Re: LifeStyle te Ndryshme   LifeStyle te Ndryshme Icon_minitimeWed Jul 15, 2009 7:49 am

RIHANNA DHE CHRIS SOT "SY MË SY"
Këngëtarja e shumë përfolur nga Barbados, dhe këngëtari, Chris Brown do të ballafaqohen në gjyq, ku Chris do të përgjigjet për rrahjen e ish të dashurës së tij, Rihanna.

Rihanna (21) do të dëshmojë sot para gjyqit, ndërsa tabloidet amerikane shkruajnë se gjykimi nuk do të xhirohet, e as nuk do të jepet në televizion. Mirëpo, duke e marrë parasysh mundësitë që i kanë sot telefonat mobil dhe kamerat e vogla, nuk është befasuese nëse këtë ngjarje do ta shohim në ndonjë medium.

Chris Brown ndiqet penalisht për rrahjen e të dashurës së tij Rihanna, gjatë natës së dhënies së shpërblimeve Grammy. Asnjëri prej këtyre nuk është deklaruar publikisht për incidentin.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
The MotherShip
Moderator
Moderator
The MotherShip


Postimet : 87
Pikët : 164
Thanks : 0
Join date : 06/07/2009
Age : 28
Vendbanimi : Prishtina

LifeStyle te Ndryshme Empty
MesazhTitulli: Re: LifeStyle te Ndryshme   LifeStyle te Ndryshme Icon_minitimeWed Jul 15, 2009 7:50 am

OBAMA PREJ DYLLI, JETON NË PARIS
Figurë prej dylli e presidentit amerikan Barak Obama të hënën iu bashkangjit vargut të krerëve dhe yjeve në muzeun "Grevin" të Parisit.

Pranë Obamës elegant, të veshur me kostum të erët me kravatë të kuqe, gjendet kancelarja gjermane Angela Merkel dhe kryeministri rus Vlladimir Putin, si dhe shumica e ish-presidentëve - prej Franklin Ruzveltit, deri te Xhon Kenedi.

Skulptori, i cili tashmë 20 vjet përpunon personalitetet e famshme prej dylli, yje dhe politikanë, Erik Sent Çafrej, figurën e presidentit amerikan e ka përpunuar në bazë të fotografive dhe xhirimeve vizuele.

Muzeu i Parisit i figurave prej dylli është hapur në vitin 1982 dhe është njëri prej muzeve më të vjetër në Evropë, ndërsa brenda vitit tërheqë rreth 800 mijë vizitorë, në mesin e të cilëve edhe një e katërta janë të huaj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





LifeStyle te Ndryshme Empty
MesazhTitulli: Re: LifeStyle te Ndryshme   LifeStyle te Ndryshme Icon_minitime

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
LifeStyle te Ndryshme
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Video te ndryshme
» Logo Te Ndryshme Nga...........

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Poroj-Team :: Lajme Të ndryshme :: Shëndetësi & LifeStyle-
Kërce tek: